Belind Këlliçi: Si e zbulova aferën e Veliajt te rruga 'Xhon Belushi'

9 Janar 2023, 21:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Belind Këlliçi: Si e zbulova aferën e Veliajt te rruga

Belind Këlliçi foli në Çim Peka Live për aferën e Erion Veliajt te rruga "Xhon Belushi". 

Pas denoncimit të Këlliçit, bashkia e Tiranës anuloi tenderin.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës tha se informacionin për këtë skandal e kishte marrë nga brenda bashkisë, ndërsa një kompani kishte konfirmuar atë që ndodhte me rikonstruksionin e rrugëve.

Tenderi në fjalë i denoncuar nga Këlliçi ishte mbi 420 mln lekë. 

"Koincidoi me këtë historinë e Rozetës, edhe shifra është e ngjashme, në shtëpinë e drejtoreshës sanitarja zbuloi 500 mijë euro, te Veliaj janë 400 mijë dollarë. Kemi të bëjmë me të njëjtin fenomen, me një vjedhje në mes të ditës. Tenderi do të përfundonte sot, shkresa ka dalë në media ditën e shtunë dhe të diel. Veliaj ka gënjyer sot, ka futur edhe ata punonjësit e APP, që kanë bërë procedurën për ta anuluar, por ky dokument tregon se s'ka qenë i pezulluar tenderi, kjo rrëzon propagandën e Veliajt dhe fakton pretendimin tim, ku punët bëhen nga bashkia Tiranë, nga ndërmarrje nr.2. Mw erdhi nw njw rrugw private informacioni dhe nuk mu besua. Nga brenda bashkisw sw Tiranws dhe nga njw kompani qw ma vwrtetoi tw gjithwn se çfarw ndodhte. Hyra nw APP. Sipas preventivit, të gjitha punët që duhet t'io bënte firma private i bën bashkia e Tiranës me mjetet e saj. Afati i dorëzimit të ofertave ishte sot. Dhe deri në 22 janar do të kishim kompaninë fiktive fituese", tha Këlliçi.  

 

 

 

Po ndodh...