Berisha: Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga Linda Rama dhe kryeministri. Paralajmëroj se…

26 Mars 2026, 13:36 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha: Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga Linda

Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot një denoncim, se Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga kryeministri Rama dhe gruaja e tij, Linda Rama.

“Prej 1 muaj a më shumë, Adriana Kalaja, anëtare e këshillit kombëtar të PD-së, dhe kryetare e gjykatës së saj, ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që i ka bërë Ramës dhe Linda Ramës, në SKAP për sarajet e Surrelit dhe afera të tjera korruptive. Dua të them, se policia e bëri detyrën e vetë. Policia pas njoftimit të zonjës Kalaja, përcolli çështjen në Prokurori, por është bërë një muaj dhe dosja fle në prokurorinë e Tiranës dhe nuk është hapur asnjë çështje zyrtare. Faqja në web e vrasësit digjital me pagesë të Ramës, është e hapur.

Por vrasësi digjital me pagesë, është i mbrojtur nga Rama. Imagjinoni se si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar qytetarët, kundërshtarët. Adriana Kalaja nuk mposhtet dhe ndikohet nga kërcënimet. Jam këtu për ta paralajmëruar. Jam këtu për ta paralajmëruar se çdo incident me zonjën, do ta paguaj ai vetë. Ai nxit vrasës digjitalë me pagesë, të kërcënojë me jetë njerëz që bëjnë detyrën ndaj opinionit publik dhe padisin në gjykatë Edi Ramën.”, tha ai.

Po ndodh...

ide