Iu zbuluan mesazhet me Ballukun/ Kërkon shpalljen të pavlefshme të komunikimeve në celularë, Kushtetuesja shpall sot vendimin për Evis Berberin

26 Mars 2026, 12:46 / AKTUALITET ALFA PRESS
Iu zbuluan mesazhet me Ballukun/ Kërkon shpalljen të pavlefshme

Gjykata Kushtetuese sot shpall vendimin për Evis Berberin, që kërkon ndër të tjera shpalljen e pavlefshme të të gjitha komunikimeve në celularët që i janë sekuestruar ish-kreut të ARRSH-së. Mësohet se mbledhja në Kushtetuese ka nisur.

Mes këtyre komunikimeve, që janë marrë si prova dhe nga SPAK është komunikimi mes ish-drejtorit të ARRSH-së dhe ish-zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, për të cilën
Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin.

Berberi ndodhet pas hekurave pasi sipas SPAK-ut, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e miliona eurove.

Po ndodh...

ide