"Porti i Durrësit, qendër e madhe e pastrimit të parave...", Rama për median franceze: Probleme ka kudo!

26 Mars 2026, 11:44 / POLITIKË ALFA PRESS

"Porti i Durrësit, qendër e madhe e pastrimit të

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën e njohur javore franceze, “Le Point”, ku ka folur për një sërë çështjesh. 

Ndër të tjera, gazetarja franceze, Anne Nivat i vuri në dukje kret të qeverisë shqetësimin e Bashkimit Evropian lidhur me efikasitetin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Madje, ajo e cilësoi portin e Durrësit si një qendër të madhe për qarkullimin e parave të pista në qiell të hapur, duke zënë ngushtë kryeministrin, i cili u përgjigj se probleme të ngjashme ka edhe në Marsejë, Roterdam, Anversë apo Barcelonë. 

"Këto lloj pretendimesh të pabazuara, të paraqitura si të vërteta, janë një sëmundje e botës sonë. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në vend, por porti i tij nuk është një qendër e madhe e pastrimit të parave në qiell të hapur në vetvete. Problemet në Durrës janë shumë më pak të rëndësishme se gjetkë. A nuk ka probleme të ngjashme në Marsejë, Roterdam, Anversë apo Barcelonë?", u përgjigj Rama.

Po ndodh...

ide