Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë

Forumi i Dytë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, duke vënë në fokus mbështetjen dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri.
Në fjalën e hapjes, organizatori i forumit dhe njëherëshpresidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze, z. Avni Ponari, theksoi se interesi i sipërmarrësve japonezë për Shqipërinë është konkret dhe në rritje, duke konsideruar forumin si platforma ideale përkthimin e ideve të biznesit në aksione konkrete për të dy vendet.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimi, nënvizoi potencialin e Shqipërisë si portë për investimetjaponeze drejt rajonit dhe Evropës, duke shtuar se integrimi në BE rrit standardet dhe tërheq investitorë seriozë. Kryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehu mbështetjen parlamentare për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Ambasadorja Kikuko Kato vlerësoi punën e Dhomës dhe konfirmoi mbështetjen e Japonisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke e konsideruar vendin një portë të rëndësishme për investimet japoneze.
Përfaqësuesi i JETRO, Manuel Kaneko, vuri theksin te tre fjalët kyçe: ndërlidhje (connectivity), qartësi (clarity) dhe vazhdimësi(continuity), ndërsa përfaqësuesja e AIDA-s, Sara Zotaj, dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, prezantuan mundësitë për bashkëpunim dhe lehtësira institucionale. Në sesionin e dytë, te këto mundësi dhe lehtësira, më të detajuara, u sollën edhe prezantimet e përfaqësuesve dhe drejtuesve të Departamenti i Kërkimit në Bankë të Shqipërisë, TEDA Tirana, ASDRE, Durana Tech Park, drejtoria për Integrim, Planifikim Strategjik dhe Zhvillim Ekonomik në bashkinë e Tiranës dhe Agjencisë Kombëtare e Turizmit.
Diskutimet u zhvilluan në tre sesione, duke përfshirë mundësitë konkrete të investimeve japoneze dhe histori suksesi të produkteve japoneze në tregun shqiptar. Forumin e përshëndetën nërpërmjet video mesazheve edhe presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit të Çibas dhe Konsulli i Nderittë Shqipërisë në Çiba, z. Hidetoshi Sakuma dhe z. KjokoSpektor.
Në mbyllje, z. Ponari konfirmoi angazhimin e Dhomës përndërtimin e një tradite të qëndrueshme dialogu dhe investimesh.

Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128