Kryeministri spanjoll kritik: Bota s’duhet të paguajë kostot e veprimeve të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez theksoi se është e padrejtë që qytetarët në mbarë botën të mbajnë çmimin, siç theksoi ai, e veprimeve të SHBA dhe Izraelit kundër Iranit dhe paralajmëroi se lufta po shkakton dëme serioze ekonomike në botë dhe se vetëm kompanitë spanjolle po humbasin 100 miliardë euro në më pak se një muaj.
“Çdo bombë që bie në Lindjen e Mesme godet portofolet e familjeve tona”, u tha Sanchez ligjvënësve në një seancë të Parlamentit dhe përshkroi arsyet për kundërshtimin e vendosur të qeverisë së tij ndaj luftës.
Sanchez shtoi se “nuk është e drejtë që dikush t’i vërë flakën botës dhe që pjesa tjetër prej nesh duhet ta gëlltisë hirin”.
Parlamenti pritet të votojë për masat e propozuara nga qeveria javën e kaluar për të ndihmuar qytetarët të përballojnë pasojat ekonomike.
Pritet një ulje e taksave të karburantit dhe energjisë elektrike dhe ndarja e subvencioneve të karburantit për sektorët më të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128