“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”, rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

Baret, restorantet dhe hotelet do të mund të përdorin deri në 25% të trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve, por tashmë kjo do të vijë me një kusht të ri: për çdo karrige të vendosur, biznesi duhet të mbjellë një pemë.
Ky detyrim është pjesë e një rregulloreje të re për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Leja për përdorimin e trotuarit do të konsiderohet e vlefshme vetëm pasi subjekti të ketë dokumentuar mbjelljen e pemëve dhe të ketë përmbushur të gjitha detyrimet financiare.
Rregullat e reja kërkojnë gjithashtu që të mos bllokohet kalimi i qytetarëve. Duhet të lihet gjithmonë një hapësirë e lirë prej të paktën 2 metrash për këmbësorët.
Ndalohet vendosja e pengesave si barriera, vazo, tapete apo struktura mbi hapësirat e gjelbëruara. Po ashtu, nuk lejohen zgarat në trotuar pa sistem aspirimi.
Lejet do të jepen nga bashkitë përmes aplikimit online dhe do të kenë afat deri në 2 vite, me mundësi rinovimi. Për aktivitete të përkohshme, leja mund të jepet deri në 30 ditë.
Në rast shkeljesh, bizneset fillimisht paralajmërohen për t’i korrigjuar brenda pak ditësh. Nëse nuk respektojnë rregullat, mund të përballen me gjoba të larta dhe deri në heqjen e lejes për përdorimin e hapësirës publike.
Për rastet kur parashikohet vendosja e karrigeve, subjekti është i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. Leja konsiderohet e vlefshme vetëm pas dokumentimit zyrtar të mbjelljes së pemëve dhe përmbushjes së plotë të detyrimeve tatimore dhe financiare përkatëse.
Gjithashtu, rregullorja përcakton se:
Shfrytëzimi i trotuareve lejohet deri në 25% të gjerësisë së tyre, duke garantuar një hapësirë të lirë prej të paktën 2 metrash për lëvizjen e këmbësorëve./monitor.al
-
Kamionçina digjet pranë tunelit të Skërficës
26 Mars, 09:45
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
