Berisha donocon: Ministria Edona Bibali i dha 50 milionë lekë ish-sekretares së saj...

17 Dhjetor 2022, 19:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha donocon: Ministria Edona Bibali i dha 50 milionë lekë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali në lidhje me ndarjen e fondave për Start-upet, në konflikt të pastër interesi. Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë një artikull të emisionit “Piranjat”, krah të cilit shkruan se ndahen fondet shtetërore mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres. Kreu i PD-së shton se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë.

Postimi i plotë:

Edona i do shumë paratë, por është dhe bujare! Ato të shtetit i ndanë me shoqet!

Kështu, pa asnjë gajle apo skrupull, lumturon shoqen dhe vetëm me një dorë me 50 milionë lekë. Of… of… of… shoqe jemi, paratë i ndajmë bashkë!

Por, nuk është vetëm ish-sekretarja e saj, Kamela Hasko, që lumturohet nga Edona e cila grantet për Start-up-et i shndërroi në grante për Start-vjedhje apo grante për t’u rrëmbyer në konflikt të pastër interesi.

Raste tipike të tilla, të denoncuara nga “Piranja” përveç Kamelës:

1- Dy përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Mata dhe Sarapuli.

2- Flladi Agolli, i cili është i biri i hajdutit, me damke Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka grabitur 4 milionë lekë për Start-up-in e tij.

Shtoj këtu se hajduti famoz, Dritan Agolli ka shpërblyer vetë djalin e tij me 500 milionë lekë, duke shpallur fitues për manualin e gatimeve, shefin e restorantit të tij.

3- Edona lumturon Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, me 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”. Vjedhje të pastër mbajnë erë dhe rastet e tjera të lumturuara nga Edona që i do shumë paratë dhe duket për këtë pasion shpallë edhe bosin e saj Zeus.

 

Po ndodh...