
Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale e ndikuar rëndë nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës.
Berisha akuzoi qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Edi Rama për lidhje të drejtpërdrejta me përfaqësues të botës kriminale, duke përmendur rastin e Arkend Ballës, të cilin e cilësoi si përfaqësues të kartelit famëkeq “Troplini” dhe si kandidatin më të votuar në qarkun e Durrësit, me mbi 5200 vota më shumë se vetë Rama.
Pjesë nga deklarata:
Farsa elektorale e 11 Majit 2025, kishte si njërin nga tiparet më kardinale, rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale.
Është bërë i njohur, i famshëm përfaqësuesi i kartelit Troplini, kartelit më të madh të kokainës në Europë, pas spostimit nga vendet e tjera dhe zotërimit nga ky kartel të portit të Durrësit.
Përfaqësuesi i këtij karteli dhe Edi Ramës, Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5200 vota më shumë se Edi Rama në qarkun e Durrësit, është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel.
Nga leximi i dokumenteve të tij, Arkend Balla, i cili pas largimit të një deputeti të PS, u fut në parlament, ka deklaruar veten të punësuar vetëm në universitetin e Durrësit.
Por, po të shihet me kujdes deklarata e pasurisë së tij, rezulton se nga data 1 qershor e vitit 2021 deri me datën 5.8.2023, famozi Arkend Balla, ka qenë i punësuar në kompaninë Nisatel.
Kompania Nisatel, një nga ortakët themelues ka Sidrit Danajn, i cili sot zotëron 100 përqind të aksioneve.
Kjo është një kompani që ofron shërbime interneti, telekomunikacioni, televizioni.
Për periudhën 2015-2025, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore 900 mijë euro pagesa.
Nisatel është një kompani që adresën primare ku ushtron aktivitetin e ka në Vlorë, dhe kjo pas hulumtimeve, është gjetur se si Arkend Balla u përzgjodh nga kjo kompani për t’u punësuar pranë saj.
Pra, Arkendi me 5200 vota më shumë se Edi Rama në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2021, ishte i punësuari i Nisatelit.
Prej majit të vitit 2018, ortak i vetëm i Nisatel është shtetasi Sadrit Danaj, një personazh i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga PD për kryerjen e veprave penale në kohën kur u emërua kryetar qarku në Vlorë nga Edi Rama.
Sadriti është vëllai i Nexhmedin dhe Vexhi Danaj.
Nexhmedin Danaj pas një hetimi 5-vjeçar të Antimafias Italiane është akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim me shtetasin Elvis Doçi apo Visi i Pojës.
Pra, Danajt janë pjesë kryesore e kartelit Troplini.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128