Berisha: Sulmi ndaj Trump, akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë të raportuar në Washington DC, ku objektiv ishte presidenti amerikan Donald Trump.
Lideri demokrat thekson se një person i armatosur ka depërtuar gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton dhe ka hapur zjarr, por është neutralizuar menjëherë nga Shërbimi Sekret.
Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër,” shprehet Berisha në deklaratën e tij.
Akt horror!
Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hillton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.
PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128