“Nuk luaj e s’tallem me kërkënd!” Braçe sqaron pikëpyetjet për Bashkinë e Tiranës: As nuk kam folur me Edi Ramën, as nuk më ka nxjerë ai për qokë, s’është as sulm…

26 Prill 2026, 11:11 / POLITIKË ALFA PRESS

“Nuk luaj e s’tallem me kërkënd!” Braçe

Erion Braçe, pas shumë kohësh aludimesh në lidhje me kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës, ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” për të sqaruar të gjitha pikëpyetjet e ngritura.

Ai e ka ndalur “sqarimin” e tij në tre pika kryesore, ku është shprehur se nuk ka folur me Edi Ramën për kandidimin, por këtë nuk e sheh si një mungesë respekti, me tej ka shtuar se nuk ka qenë Rama ai që e ka nxjerrë të kandidojë për nder, qokë apo nisur nga nevoja e tij, dhe në përfundim ka shtuar se nuk është sulm i tij e gjithë situata.

“Po e përsëris, unë nuk luaj nuk tallem me kërkënd as me qytetin as me popullin etij”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Erion Braçe:Thonë që unë nuk kam folur me Edi Ramën për këtë gjë dhe kjo është e vërtëtë, por këtë e shohin si disfavorin tim. Unë nuk kam folur me Edi Ramën dhe nuk është mungesë respekti për të. Jo zero, përkundrazi unë e respektoj Edi Ramën për atë që është, kryetari i Partisë socialiste të Shqipërisë.

E dyta gjë që thonë, që ka ardhur ka mbërritur tek unë, dhe e kam dëgjuar këtë gjë është dhe natyrisht nuk jam i pavëmëndshëm ndaj atyre që thuhen në adresën time. Erion Braçen e ka nxjerrë Edi Rama thonë, në fundkion të disa nevojave që aid he PS kanë në këto momente, jo nuk është e vërtëtë nuk më ka nxjerrë Edi Rama. As në funsion të nevojave të PS as të tijat, as në funksion timin pra për të më bërë një nder një qokë, as për të largua rnga kjo garë Ogerta Mnastirliun, madje kush më njeh e di fare mirë që pot ë ishin këto arsyet i pari që do të klisha refuzuar shumë qartë do isha unë, jo unë i jam përgjigjur një thirrjeje.

E treta gjë që kam dëgjuar, Erion Braçe nuk po sulmon ende Edi Ramën dhe kjo sillet në disfavorin tim dhe unë konsiderohem i pabesueshëm në mungesë të sulmuit ndaj Edi Ramës, shikoni mua në këtë parti mu bvënë shumë vite dhe në politikë m,u bënë shumë vite, dhe natyrisht nuk jam marrë me njerzit jam marrë me çështjet dhe parimet që i mbulojnë këto çështje, edhe gjithmonë duke parë impaktin e tyre në raport me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, pra fokusi themelor janë njerëzit, po jo ofiqarët nuk më intereson për taë gjë, njerëzit dhe shërbimi ndaj tyre në funksion të disa parimeve që duhet ta bëjnë këtë qytet të pranueshëm.”

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Pergjigje te gjitha aludimeve te dy javeve;

1. Nuk kam folur me edi ramen per kandidimin tim

2. Nuk me ka nxjerre edi rama te kandidoj

3. Interesi im parimet, ceshtjet e lidhura me to, sherbimi ndaj qytetit, jo sulmi ndaj kujtdo

Po e perseris: une nuk luaj, nuk tallem me kerkend,

As me qytetin e as popullin e tij!

1. Jooo, nuk kam folur me Edi Ramen per kandidimin tim; nuk eshte mungese respekti; perkundrazi eshte respekt ndaj asaj qe eshte-kryetari I ps, I pari I barabarte mes te barabarteve ne nje parti qe duhet te zgjedhe me vote te anetareve, simpatizanteve, te majteve ne teresi, njerezit qe ata duan qe ti perfaqesojne dhe rrugen qe duhet te ndjekin. Jane parime te gushtit 2005 qe ben ndryshimin dhe une I qendroj, vecanerisht kur u be kohe qe gara, merita, vota, jane zevendesuar me njoftime ne mur, te kryera, e qe kane bere njerez te pa votuar e te pa votueshem, drejtues ne nivele te ndryshme.

2. Jooo, nuk me ka nxjerre edi rama te kandidoj, nisur nga nevoja te tij, te ps ne kete moment, te miat si nder apo qoke, nevoja per te larguar ne kete menyre ogerta manastirliun nga kjo te themi gare; kush me njeh e di fare mire qe nese do te ishin keto arsyet, une I pari do te refuzoja, sic e kam bere shpesh ne kohe te ndryshme. Dua tu kujtoj se mendimin per te kandiduar e kam shprehur qarte ne mbledhjen e asamblese se ps te njesise 5; pra ne strukturat e ps-jo jashte saj, ka qene nje mendim I pjekur dhe nje pergjigje per mijera njerez te ketij qyteti qe kam takuar ne lagjet e rruget e tij, pergjigje edhe ndaj mijera socialisteve te ketij qyteti me te cilet e kam diskutuar kete. Per te qartesuar, kam kerkuar nje proces te gjere, perfshires, demokratik e jo favor-qoke kariere!

3. Jooo, nuk eshte sulm e nuk kam ndermend te sulmoj Edi Eamen per kete; ne kaq Vite ne politike e sherbim publik, nuk merrem me njerezit, personin, individin, merrem me parimet, ceshtjet qe burojne e lidhen me menyren si parimet zbatohen dhe qe kane ndikim ne jetet e njerezve. Dua ta them, I jam pergjigjur nevojave te ketij qyteti prej nje viti, ne menyre sporadike edhe me heret. Tani eshte me rende: ky qytet as po veteqeveriset…. 

Po ndodh...