"Berisha sulmoi me kriminelë, (emrat), selinë e PD", rikthimi i Bardhit pas dy vitesh në vendin e krimit!

12 Shkurt 2024, 17:18 / POLITIKË ALFA PRESS

"Berisha sulmoi me kriminelë, (emrat), selinë e PD",
Gazment Bardhi pas rreth dy viteve është rikthyer këtë të hënë, (12.2.2024), në godinën e Partisë Demokratike, e cila mbahet peng në mënyrë ilegale nga Rithemelimi i Berishës.

Ajo godinë, por edhe demokratët që ishin brenda saj më 8 janar të vitit 2022, pësoi një traumë të paprecedentë, pas sulmit të dhunshëm që kreu Sali Berisha dhe ndjekësit e tij.

Sot godina është restauruar nga "plagët" e shkaktuara nga gurë, leva, e gjithfarë mjetesh luftarake që u përdorën atëherë për të kapur "gjallë a vdekur" brenda saj, gjithë lidershipin e Partisë Demokratike të cilët ishin shpallur tradhëtarë dhe duhej të përgjigjeshin, vetëm për faktin se dolën në krah të SHBA dhe jo Berishës, pasi ai u shpall non grata.

Mes tyre natyrisht ishte edhe Gazment Bardhi, i cili me gjuhën e tij të egër antiberishiste tejkalonte gjithë "tradhëtarët" e tjerë demokratë. Bardhi ka të paktën 6 muaj që bën sikur ka "harruar" se cili ka qenë dhe nuk ndihet fare i skuqur apo i zverdhur, për lëpirjen e asaj që ka pështyrë me zell të papërmbajtshëm ndaj Berishës, Flamur Nokës dhe ndjkekësve të tjerë në "bunkerin antiamerikan" të tij, siç kishte qejf ta cilësonte Rithemelimin sa herë që hapte gojën.

Por nëse Bardhin e kap "demenca", sa herë që i duhet për hir të punëve të tij private në politikë e jashtë saj, kjo nuk do të thotë se nga sëmundja e "harresës" vuajnë të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët. Për të mos e zgjatur, Gazment Bardhi këtë të hënë u kthye dhe u bashkua hapur me Berishën, pikërisht në vendin e krimit që ai tentoi të realizojë 2 vite më parë ndaj të njëjtës seli, por mbi të gjitha ndaj "tradhëtarëve" si Gazment Bardhi që ishin aty brenda.

Pas atij sulmi në atë kohë, Gazment Bardhi, tronditi opinionin publik, kur pikërisht përpara godinës ku u fut sot për të formalizuar rreshtimin brenda "Bunkerit Berisha", deklaronte, (Me emra të përveçëm), se Berisha kushte sulmuar PD-në i shoqéruar nga kriminelë të rrezikshëm, trafikantë dhe të dënuar.

Ja çfarë deklaronte tekstualisht ai, pikërisht për bandën kriminale të Berishës që realizoi sulmin e 8 janarit 2022, gjatë të cilit edhe vetë Bardhi mund të kishte përfunduar në mos i vrarë, i masakruar:

Berisha është pakicë dhe nuk ka shans që partinë ta kthejë në bunker për kriminelët. Flet për banda të armatosura dhe vjen me trafikant droge. Flet për vrasës dhe vrasësit shoqërojnë Berishën. Petrit Mustafa shoqëron Berishën. Është i dënuar për vrasje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës, por të Partisë Demokratike. Është në kërkim nga Britania./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide