Berisha: Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie!

23 Mars 2025, 17:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova

Sali Berisha nga Napoli shprehet se projektin për Shqipërinë Madhështore e hartoi në periudhën kur ishte nën arrest shtëpie, kështu kreu i PD, konfirmon moskonsultimin me askënd për këtë projekt. 

Ky projekt i aleancës madhështore ishte grupimi që Berisha me aleatët e tij si Fatmir Mediu, Agron Duka, por dhe Selami Jenisheri, Kujtim Gjuzi etj. 

Kujtojmë se Berisha u shpall nën masën e arrestit pasi nuk zbatoi detyrimin e paraqitjes. 

Ai po hetohet bashkë me dhëndrin për aferën 'Partizani'.

Berisha: Projekti i PD është më madhështori, më i bukur më fantastik që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Kushdo ka patur fatin të shoh një pikturë të Ibrahim Kodrës, ai e quan atë Shqipëria fantastike. Ky projekt u hartua gjatë  333 ditëve në arrest shtëpie, që mafia George Soros dhe Edi Rama ia rezervuan Sali Berishës.

Ky projekt është aq i afërt, aq real, është në mendjen dhe zemrat tuaja, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.

Ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri, që nuk marrin dot ilaçet, që në spitale nuk mjekohen dot.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128