Berisha takon në Gjermani kandidatin për ''Kancelar'' Friedrich Merz!

3 Shkurt 2025, 17:01 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Berisha takon në Gjermani kandidatin për

Kryetari demokrat, Sali Berisha po merr pjesë në kongresin e partisë më të madhe gjermane, CDU.

Berisha është ftuar në kongresin e partisë së djathtë si përfaqësues i PD.

Në këtë kongres, Berisha ka takuar kandidatin për 'Kancelar të Shtetit"' Friedrich Merz.

Berisha solli në vëmendje edhe takimin me ish-kancelarin e famshëm gjerman, Helmut Kohl , me të cilin ishte takimi i parë në Bon, 34 vite më parë, dhe sot e cilëson si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës ngjitjen në pushtet të Merz, i cili në të gjitha sondazhet e fundit rezulton fitues i zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani.

Postimi i Plotë:

Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.

Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës! sb

 

ide