Blendi Fevziu flet për herë të parë për sulmin ndaj Berishës: E organizuar!

Gazetari Blendi Fevziu komentoi për herë të parë në një intervistë për Euronews Albania, sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit.
Sipas tij do të ketë një acarim të politikës shqiptare, duke iu referuar këtu edhe fjalimit të kryedemokratit sot më 8 dhjetor i cili ishte me tone më të ashpra.
“Unë nuk kam asnjë informacion, por kam një bindje se nuk është një gjë e paorganizuar në kuptimin që Sali Berisha është aty, ka 32 vjet që është vërdallë. Një person që ka një mllef mund ta godiste duke hyrë në PD, duke dalë nga PD-ja, në një nga foltoret e tij. Gjetja e ditës, pikërisht kur ishte samiti, një prej eventeve më të rëndësishme të këtyre 32 viteve në Shqipëri, gjetja e momentit kur ai po i drejtohej mbështetësve të tij që ishin numër i mjaftueshëm për të krijuar një problem, pra e gjithë përzgjedhja ose detajet të çojnë në bindjen që mund të jetë diçka e organizuar,” – u shpreh Fevziu.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit sot me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


