“Boll na servirët lajme për AliBashën”, Ylli Manjani ka një thirrje për Komisionin të Rithemelimit

26 Mars 2022, 16:01 / POLITIKË ALFA PRESS

“Boll na servirët lajme për AliBashën”, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dërguar një thirrje ditën e sotme Komisionit të Rithemelimit. Më tej ai ka shtuar që koha nuk pret dhe duhet të riorganizohen sa më parë. 

Manjani iu kërkon që të mos merren shumë me ngjarjet në politikë, por me ato aktuale, siç është rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve që ka prekur

Postimi i plotë: 

E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit.

Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!!

Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize eehe më të madhe.

Borxhi publik në drejtim të paditur.

Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit.

Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm.

Shteti e drejtësia janë një me pushtetin.

Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë…

Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret.

Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun!

Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika.

 

Po ndodh...

ide