Britania në alarm për emigrantët shqiptarë, gati "ultimatumi" për qeverinë Rama

9 Gusht 2022, 22:57 / POLITIKË THOMAS HARDING

Britania në alarm për emigrantët shqiptarë, gati

Mbretëria e Bashkuar nxit deportimet drejt Ruandës për t’i prerë hovin emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria.

Ish  ministri i kabinetit të qeverisë britanike deklaroi për gazetën “The National”  se Londra duhet t'i bëjë presion Tiranës për të bashkëpunuar në ndalimin e trafikimit ilegal të njerëzve që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht.

Një deputet i lartë konservator i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të shtojë përpjekjet e saj për të dërguar emigrantë të paligjshëm në Ruandë dhe për të penguar kalimet me anije nga shqiptarët.

Ish-sekretari i Uellsit, David Jones, ka kërkuar gjithashtu që qeveria britanike të ushtrojë presion mbi Shqipërinë pasi doli se katër nga 10 azilkërkuesit që aktualisht kalojnë Kanalin Anglez vijnë nga një vend që ka qenë në paqe prej tre dekadash.

Një raport  që ka dalë nga dokumentet e ushtrisë britanike ka zbuluar se nga 2,863 migrantë të kontrabanduar nga nëntë banda të veçanta në gjashtë javët nga fillimi i qershorit, 1,075 – ose 37.5 për qind – ishin shqiptarë, tre herë më shumë se çdo kombësi tjeter.

"Nëse emigrantët e kuptojnë se nëse përpiqen të kalojnë ilegalisht përmes Kanalit dhe do të zbulojnë se aplikimi i tyre është përpunuar në Kigali, kjo do t’i bëjë ata të mendohen," tha Jones për “The National”.

Ai i kërkoi qeverisë të "vazhdojë" politikën që u ndërpre më 14 qershor pasi fluturimi i parë i dëbimit nga Ruanda u ndalua pas një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Fakti që ne ndaluam deportimin e azilkërkuesve ishte me  të vërtetë një akt dobësie dhe të jepet përshtypja se ne po veprojmë me  politika të buta,” tha zoti Jones.

Ai sugjeroi që Britania tani duhet të konsiderojë “vendet e tjera partnere në mbarë botën” me të cilat do të ketë një marrëveshje të ngjashme me marrëveshjen e Ruandës.

Më shumë se 17,000 emigrantë kanë kaluar kufijtë detar të transportit nga Franca në Britani në vitin 2022,  dhe nëse moti i mirë vazhdon,  kjo shifër mund të tejkalojë 28,526 personat që mbërritën ilegalisht në 2021. Pra një rritje me të vërtetë e madhe me 8,404  emingrantë të paligjshëm më shumë se një vit më parë.

Për më tepër, shifrat e emigrantëve të paligjshëm  nga Shqipëria mund të rriten në javët në vijim pasi bandat e tranfikantëve  postuan në faqen e mediave sociale TikTok një "ofertë verore" për 3,500 £ (4,240 dollarë) për person me një "garanci 100 për qind" se ata do të mbërrinin në Britani.

Me Shqipërinë në paqe që prej një lufte civile në 1997, migrantëve u është thënë nga kontrabandistët që të pretendojnë se janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore si një alternativë ndaj azilit politik. Pretendimi për skllavërinë moderne ka parandaluar dhe vonuar largimin ose dëbimin e tyre.

"Nëse këta njerëz nuk po ikin me të vërtetë për të shpëtuar jetën e tyre, atëherë nuk i takon taksapaguesve britanikë t'i mbështesë ata," tha Richard Tice i partisë së krahut të djathtë reformator në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria po propozon ndryshimin e legjislacionit përmes një Projektligji Britanik të të Drejtave që do të zhvendoste autoritetin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilin Britania e Madhe kontribuoi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Me përpjekjet e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE-në, Jones sugjeroi që Londra duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për të ndihmuar në ndalimin e trafikimit ë njerëzve.

“Shqipëria nuk është në një konflikt apo një zonë të botës ku ka mungesë uji,” tha ai.

“Kjo është e thjeshtë një mënyrë kriminale trafikimi dhe qeveria britanike duhet të mbajë një qëndrim shumë më të vendosur me autoritetet shqiptare.

“Është e habitshme që një shtet që synon anëtarësimin në BE nuk po bën më shumë për të goditur trafikimin e organizuar nga vendi i tyre. Shpresoj që qeveria britanike të angazhohet me autoritetet shqiptare dhe të përpiqet t'i bëjë ato të përmbushin detyrimet e tyre.”

Sipas një raporti të Zyrës për Statistikat Kombëtare, numri i foshnjave të lindura në Britani nga prindër me origjinë nga vendi i Ballkanit Perëndimor e ka shtyrë Shqipërinë në 10 kombësitë kryesore, nënat dhe baballarët e të cilëve nuk kanë lindur në Mbretërinë e Bashkuar.

Në katër vitet e fundit vendi është zhvendosur gjithashtu nga vendi i 23-të në të tetin për numrin e fëmijëve të lindur nga baballarë shqiptarë. Raporti thekson gjithashtu se 29 për qind e të gjitha lindjeve në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga gra të lindura jashtë Britanisë./Përktheu Alfapress.al

 

Po ndodh...