'Burrë i vjetër, u ul se nuk qëndron dot në këmbë'/ Balla për Berishën: Ky i ha PS atë...

22 Shtator 2022, 13:38 / POLITIKË ALFA PRESS

'Burrë i vjetër, u ul se nuk qëndron dot në

Kryetari i PD-së Sali Berisha teksa priste për të marrë fjalën, është ulur për disa çaste në karriget e socialistëve, teksa kjo gjë ka shkaktuar disa të qeshura në sallë.

Pas këtij gjesti Berisha ka shpjeguar dhe arsyen duke thënë se opozita është e vetmja që i mbron dhe socialistët e vendit.

Por këtë veprim të Berishës, nuk ka lënë pa e diskutuar dhe komentuar deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke thënë se e kishte nga mosha.

Balla: Nuk qëndron dot në këmbë, menduam se e kishte nga mosha. Burrë i vjetër. Ky partisë socialiste i ha atë ... ky njeriu nuk i afrohet dot kurrë. PS në 30 vite ka kontribuar në të mirën e këtij vendi.