Del data dhe ora/ PD njofton protestën e parë pas zgjedhjeve të 11 majit te kryeministria
PD ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Në thirrjen publike drejtuar qytetarëve, thuhet se pas Lali Erit, tani është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros të shkojnë në burg.
Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.
E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria’, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Partia Demokratike
Protesta e 17 Nëntorit është një rinisje e aksionit opozitar për llogaridhënie dhe drejtësi ndaj aferave të qeverisë Rama.
Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK për paracaktim të tenderit të tunelit të Llogarasë, ndërsa afera e aeroportit të Vlorës ka shpërthyer me akuza të ndërsjellja mes aksionerëve në këtë biznes.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128