Lajme flash

Daut Gumeni: Një këshillë për Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn!

8 Prill 2025, 21:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Daut Gumeni: Një këshillë për Agron Shehajn dhe Adriatik

Daut Gumeni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për partitë e vogla që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Kryesisht Gumeni analizoi politikën që ndjekin partitë e Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, që sipas tij kanë filluar e bërtasin si Berisha, që poeti e quan brigadieri i varrezave.

Dritan Hila: Zoti Gumeni e shoh që jeni indiferent te këto zgjedhjet e fundit. Është kjo partia Mundësia e Agron Shehajt po tenton të grumbullojë të gjithë të persekutuarit dhe ish-pronarët. Mendoni se mund t’ia dalë?

Daut Gumeni: Më vjen keq ta them, por nuk besoj sepse ai ka një përvojë te kjo partia tjetër, e rojeve të varrezave. Të bëhesh deputet atje, më bën të dyshoj. Unë uroj që ai të marrë një grup parlamentar. Por ai po e shpërdoron atë urtësinë e tij sepse fillon bërtet kur i thonë gjëra që nuk i pëlqejnë. Por mos bërtit. Lëre ca të tjerë pastaj që kopjojnë këtë brigadierin e varrezave. Unë nuk e kam të keqen me njeriun, por me atë të keqe që beson njeriu. Po që se më dëgjon fjalën (Lapaj), mbase nuk e dëgjon të keqen. Edhe një avokat i mirë, mbron njeriun, jo kriminelin. Ky deklaron që merr para edhe nga krimi. Si ka marrë para nga krimi? Nëse ti ke marrë para nga një kriminel, ke marrë para që të veçosh krimin nga njeriu, jo paren nga krimi. Po kush të beson ty nëse thua që marr para nga krimi? Po thuaj që marr para që të shpëtoj njeriun nga krimi.

 

Po ndodh...