Debate të ashpra në Kuvend për kreun e grupit të PD/ Bardhi do kryetar me zor, ndërhyn garda!

14 Shtator 2023, 13:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Debate të ashpra në Kuvend për kreun e grupit të PD/ Bardhi

Sërish ka pasur debate në Kuvend për postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

Pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra se kreu i grupit nuk ka ndryshuar dhe se është ai kryetari, PD zyrtare pretendon krejt të kundërtën.

“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sakaq, Nikolla lexoi një tjetër shkresë të PD-së zyrtare, ku pozicioni i kryetarit të grupit të PD-së i delegohej Flutura Açkës. Kaq mjaftoi që të ngrihej nga vendi i tij deputeti Bardhi, ndërkohë që Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

Replikat

Nikolla: Zoti Bardhi ka qenë kryetari i partisë tende dhe vazhdon të jetë kryetari i partisë zyrtare. Mos bërtit se nuk po flet me kolegët e tu.

(Bardhi flet nga vendi pa mikrofon)

Nikkolla: Shkresa ishte për mua jo për të njoftuar Kuvendin. Do ta lexoja që ishte një shkresë që impakton grupin parlamentar të PD. Se jeni ju konfuze kjo nuk mund të krijojë konfuz në parlament.

Drejtoria juridike do ta lexojë kur ta ketë marrë. Nuk e kam marrë. Ka mundësi Gaz Bardhi të dëgjoni se nuk mund të dini gjithçka.

Bardhi: Na bën teatër këtu

Nikolla: Teatër po bëni ju dhe mos e perplas tavolinen se ju nxjerr jashte. Pra është një situatë konfuze brenda jush. Ju kam thënë jeni shumë konfuz.

Po ndodh...