Denoncimi i gazetarit amerikan: Rama i përfshirë në trafikun e drogës
Gazetari investigativ amerikan, Matt Palumbo, në një intervistë për SYRI TV, se Edi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës. Sipas tij, administrata e Joe Biden po hesht për narkoshtetin që është ngritur në Shqipëri.
“Përveç McGonigal dhe takimit të tij me Ramën, e di se ka akuza të tjera serioze të ngritura kundër Ramës dhe përfshirjes së tij në trafikimin e drogës. Unë nuk dua të them diçka në mënyrë të prerë sepse nuk jam i përfshirë në këtë lloj politikë, por dua të shfaq mendimin e disa vëzhguesve që thonë se ky po kthehet në narkoshtet dhe ky narkoshtet po lulëzon në sytë e Edi Ramës. Pavarësisht akuzave për një narkoshtet, pavarësisht akuzave për McGonigal, kemi këtë afrimitet të administratës Biden, e cila duket se nuk do t’ia ndjejë fare,” tha ai.
I pyetur se përse duket sikur Amerika flet me dy gjuhë, ai tha se çdo gjë negative në raportet amerikane për Shqipërinë, lidhet me Edi Ramën.
“Në vendin tim flasin pa dorashka që të gjitha palët. Është një industri e tërë që gjurmon politikanët dhe shkon në çdo aktivitet që organizon një politikan. Nëse pyet se cila është Amerika e vërtetë, në sytë e kësaj administrate, do të thoja se varet se cila është më e leverdishmja në atë moment. Por për një amerikan mesatar se kam qenë në Shqipëri, të vetmet gjëra negative në raportet e SHBA, janë ato për shkak të personave si Edi Rama. Unë e dua Shqipërinë, madje është një vend që dua të jetoj. Besoj se administrata e radhës, që besoj se do jetë Trump, do jetë pro-shqiptare”, tha gazetari.
Në fund, ai përsëriti se Sorosi ka luajtur rolin kryesor për sanksionimin e liderit opozitar, Sali Berisha.
“Soros luajti rolin kryesor në sanksionimin kundër Berishës. Ai përpiqet të sigurojë pasuri duke ndikuar te politikanët. Djali i tij, Aleks Soros, tani është drejtues i organizatës. Ai vjen shpesh në Shqipëri dhe ka një ndikim shumë të madh dhe si i ati, nuk bën përpjekje për të fshehur ndikimin. Nëse ti e denoncon këtë, ai atëherë të quan antisemit, që është diçka e çuditshme. Megjithatë ai mburret me ndikimin e vet. Aleksi është një nga personat kryesorë që kërkon vëmendje. Ai përpiqet të ndikojë ndikim në gjykata. Ai luan me një shumë prej 22 miliardë dollarësh. Aleks Soros është një personazh edhe më i frikshëm se i ati. Nëse Rama është i përfshirë në aktivitet kriminal, edhe Aleks Soros mund të jetë përfshirë. Duhet bërë një hetim për këtë,” – theksoi Palumbo.
-
-
Nesër protesta e rithemelimit, nis ‘fortifikimi’ i Kryeministrisë
19 Shkurt, 20:18
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128