Denoncimi i Gjergji Nika: Ujësjellësi i Vlorës po vjedh qytetarët. Nxjerr faturat me vonesë dhe aplikon kamatvonesa për 61 mijë abonent
Kreu i këshilltarëve të PD-Demokratët Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, ka denoncuar sërish Ujësjellësin e qytetit.
Në mbledhjen e këshillit bashkiak, Nika tha se Ujësjellës Kanalizimet Vlorë, faturat e muajve qershor dhe korrik i nxjerr me vonesë dhe më pas aplikon kamatvonesa.
Sipas tij, fatura e muajit qershor për 61 mijë abonent ka dalë në 25 qershor dhe në 28 qershor ka filluar të aplikojë kamatvonësën. Përsëri në muajin korik fatura ka dalë në datën 26 dhe po aplikohet kamatvonesa.
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Vlorë tha se kjo është një mënyrë tjetër që Ujësjellës Kanalizimet ka gjetur për të rritur të ardhurat e veta nëpërmjet gjobave, pasi 61 mijë abonent e kanë të pamundur të paguajnë për dy ditë dhe e përkthyer në të ardhura i bie 150 milionë apo 200 milionë lekë të reja në muaj.
Nika tha se si rregull ligjor Ujësjellësi e ka për detyrë që faturën nuk duhet të vonojë më shumë se data 10 e muajit.
Fjala e Gjergji Nika në Këshillin Bashkiak Vlorë:
Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve kemi diskutuar që duhet të jetë prezent drejtori i ujësjellësit.
Të gjitha palët e lanë që duhet të jetë drejtori i ujësjellësit që të diskutojë për të gjitha ato problematika që kemi lënë pezull. Kemi tre muaj që e shtymë dhe kemi lënë problematika pezull në relacionet që akoma nuk na kanë ardhur të sakta.
Tani përveç kësaj, problemi që ngriti këshilltari Elezi dhe problematika këshilltari Hoxha, kishin prap lidhje me ujësellësin. Përsëri prap skemi përgjigje.
Tani unë po bëj një denoncim tjetër për ujësjellësin. Po e bëj të radhës ta dëgjojnë dhe këshilltarët e tjerë, se mbase nuk e vënë re faturën e dritave. Ujësjellës Kanalizimet ka gjetur një mënyrë tjetër për të rritur të ardhurat e veta nëpërmjet gjobave.
Në muajin qershor, fatura e muajit qershor për 61 mijë abonent ka dalë në 25 qershor dhe në 28 qershor 2 ditë më pas ka filluar të aplikojë kamatvonësën. Përsëri në muajin korik fatura ka dalë në datën 26 dhe po aplikohet kamatvonesa.
Si rregul ligjor, sipas marrëveshjes që ka operatori që kryen shërbimet midis ujësjellësit dhe bashkisë, fatura nuk duhet të vonohet më shumë se data 10 e muajit.
Sepse 61 mijë abonent e kanë të pamundur të paguajnë për dy ditë. Kështu që imagjinoni kamatvonesën në të ardhura 150 milionë apo 200 milionë lekë të reja në muaj, është kamatvonesa shumë më e madhe dhe goditen sërish qytetarët.
Në qoftë se jemi për qytetarët të gjithë këshilltarët këtu duhet ta ngremë këtë shqetësim sepse kjo është mënyrë abuzive për të rritur të ardhurat. Është muaji i dytë që fatura del online për t’u paguar nga qytetarët në datën 25 pas dreke.
Dhe në datën 26 dhe 27 të muajit e kanë të pamundur 60 mijë abonent të paguajnë këto fatura.
Dhe në në 28 në mëngjes aplikohet menjëherë kamatvonesa. Ju lutem shikojeni këtë problematikë pasi ujësjellësi e ka ndarë mendjen që atë punë do ta çojë deri në degradim.
E ka filluar me një mënyrë tjetër, po vazhdon me mënyra të tjera dhe me arroganca që nuk e shohim vetëm tek ujësjellësi, e shohim edhe tek drejtorët e bashkisë. Sepse përveç drejtorit të urbanistikës, nuk ka asnjë tjetër këtu.
Ne të gjithë po flasim dhe kemi thënë 30, 40 problematika të ndryshme dhe u garantojë që asnjë nuk ka për t’u zgjidhur se nuk ka një njeri për t’u dëgjuar.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128