Deputetja e Rithemelimit nxjerr blof Gaz Bardhin: Kemi firmosur për pezullimin e masës me arrest për Berishën!

16 Dhjetor 2023, 09:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputetja e Rithemelimit nxjerr blof Gaz Bardhin: Kemi firmosur për

Në një lidhje Skype në Ora News deputetja Sorina Koti, ka përgënjeshtruar Gazment Bardhin i cili pretendon se në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë paditur masat shtrënguese të SPAK ndaj Sali Berishës. Koti u shpreh qartë se është firmosur një kërkesë për gjykatën kushtetuese për të pezulluar masat e sigurisë ndaj Sali Berishës ku përfshihet edhe ajo e ditës së hënë që do shqyrtohet nga Komisioni i Mandateve.

Ajo shtoi ky është një vendim anti-kushtetues dhe lënia pezull për vendimin e parë, është marrë nga gjykata vendimi i dytë. 

Koti: Ne kemi firmosur një kërkesë për gjykatën kushtetuese. Këtu janë deputetët e PD-së që po i dërgojnë gjykatës për kryetarin e PD-së për një arresti në shtëpie për të. Mendojmë se ky është një veprim anti-kushtetues dhe lënie pezull për vendimin e parë, është marrë nga gjykata vendimi i dytë.

Kjo është një çështje urgjente dhe ndaj kërkohet një përgjigje urgjente, në mënyrë që vendimet e SPAK të janë në raport me gjykatën kushtetuese. Nuk mund të kalohet në arrest shtëpie pa u kërkuar një leje nga parlamenti. Mendojmë se jemi në kohë për të frenuar një veprim kaq të nxituar dhe diktatorial.

 

Po ndodh...