Deri në Washington për të takuar...Baba Mondin

1 Shkurt 2024, 17:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Deri në Washington për të takuar...Baba Mondin

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet i përvitshëm që mbledh politikanë nga e gjithë Bota dhe për Shqipërinë për vite me radhë si pikë kontakti ka qenë Fatmir Mediu.

Në dallim nga vitet e tjera, ku delegacioni i Ballkanit Perëndimor ka qenë në vende më të përzgjedhura dhe më afër pjesëmarrësve amerikanë, këtë vit ajo që ra në sy ishte se foto e vetme që u arrit të realizohej ishte ajo e Damian Gjiknurit me... Baba Mondin.

Siç u bë e ditur, organizatorët e kanë marrë vesh që politikanët e Ballkanit i përdorin fotot e këtij aktiviteti për luftë të brendshme politike, ndaj kësaj radhe i kanë mbajtur në distancë, për ta ndjekur aktivitetin nga larg.

Edhe për Fatmir Mediun që shquhet për kapje të politikanëve amerikanë dhe bërjes foto me këta, mësohet se ishin vënë disa punonjës të sigurisë për të mos e lejuar me delikatesë t'u afrohej senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë. 

Të vetmin "politikanë" të lartë me të cilin arriti të bënte një foto ishte Jordan Petersoni, i cili, njëlloj si Mediu, ishte duke kërkuar një politikanë të lartë konservator për të gjetur sponsorizime për kauzat e tij.

Kur u prezantuan, e kuptuan që të dy kishin gjetur njeriun e gabuar, por, gjithsesi, foton e bënë dhe Mediu e publikoi edhe në disa media për t'i treguar SPAK-ut se ai është mik i amerikanëve. 

Në dallim, nga Damiani dhe Mediu, Gaz Bardhi ka publikuar vetëm fotot e tij dhe të tavolinës së tij dhe pret që të takojë Flamur Nokën dhe Albana Vokshin sapo të kthehet në Tiranë.

Deri në Washington për të takuar...Baba Mondin

Deri në Washington për të takuar...Baba Mondin

Deri në Washington për të takuar...Baba Mondin

 

Po ndodh...

ide