Lajme flash

“Deri pak vite më parë asnjë individ me pushtet nuk është hetuar apo gjykuar”/ Drejtësia e re, Rama: Shqiptarët e bashkuar me mua mund ta mbrojnë nga çdo orvatje destruktive e kënetës

12 Prill 2025, 15:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Deri pak vite më parë asnjë individ me pushtet nuk

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të hapjes së fushatës u ndal edhe tek drejtësia, për të cilën tha se që nga 1912 dhe deri pak vite më parë asnjë individ me pushtet nuk mund të hetohej apo gjykohej nga prokurorë të pavarur.

Rama u shpreh se vetëm shqiptarët që bashkohen me të mund ta shpëtojnë drejtësinë çdo orvatje destruktive e kënetës.

“Qysh nga 1912 dhe deri pak vite më parë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar apo gjykuar nga prokurorë apo gjykatës të pavarur  prej qeverisë. Por ama barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimat fluturës, që kanë edhe ca emra qesharak. Jo bëhet jo nuk behët, jo tërci vërci.

Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon pa asnjë mundësi prapa kthimi thelemlin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të Shtëpisë evropiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se kur Shqiperia te hyje ne BE, ne 2030 “këneta do jete thare”

“Shqipëria, sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën, askund. Përveç në opozitën e kënetës dhe medias e saj. S’ka dyshim që Shqipëria sot nuk do jetë gjëkundi me Shqipërinë 2030 në BE. Në asnjë fushë dhe në asnjë drejtim, mbase edhe këneta opozitare do jetë tharë deri atëherë. Këtë e ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve. Shqipëria 2030 do jetë një Shqipëri e re në një vend dhe tjetër pozicion. Si një shtet anëtar me të drejta dhe liri që ne nuk i kemi akoma dhe që as  nesër nuk do i kemi nëse nuk bëhemi pjesë e asaj familje”, u shpreh Rama.

 

Po ndodh...

ide