Dhëndri i Trump merr Sazanin? Ironia e Murrizit: "Kapja" me dhëndurë ka funksionuar dhe mes PS dhe opozitës

18 Mars 2024, 16:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Dhëndri i Trump merr Sazanin? Ironia e Murrizit: "Kapja" me

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, për lajmin se dhëndri i Donald Trump do të investojë në ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.

Me ironi, Murrizi thotë se “kapja me dhëndurët” ka funksionuar edhe brenda politikës tonë. Sipas tij, janë plot socialistë që kanë marrë nuse nga opozita dhe anasjelltas dhe jetojnë në harmoni të shkëlqyer.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Dashtë Zoti që ky dhëndërri i presidentit TRUMP nuk i ngjan Ramës për gratë se po i futi një të ndarë Ivankës para nëntorit na iku Sazani për lesh pastaj.

Po mirë që e rregullon me njërin dhëndër Jared Kushnerin po sikur të merzitet dhëndrri tjetër Michael Boulosi si ja bëjmë??

Të ndajmë Sazanin në mes apo t’i japim Karaburunin këtij tjetrit????

Ishalla nuk keqkuptohet ky Michaeli nga emri i KARABURUNIT se pastaj kush e duron Trumpin!!!

Ahhhh sikur të kishte edhe Bideni një dhëndër si Jared Kushneri t’ja kishim dhënë edhe atij Lagunën e Karavastasë.

Nuk besoj se do keqkuptohej edhe ky nga emri i Karavastasë se do thonin pse Kushnerit ja dhatë pronën me emër që nuk fillon me KARA përpara!

Eh kjo “ kapja” me stil e dhëndurëve ka funksionuar edhe brenda për brenda në politiken tonë e jo më me ndërkombtarët.

Po të shikosh se sa dhëndurë opozite kanë marë nuset në PS, dhe sa dhëndurë PS kanë marë nuset nga opozita dhe kanë një harmoni të shkëlqyer, do dukej gallatë kjo e njërit prej dhendurëve të Presidentit TRUMP.

Ishalla nuk fillojnë edhe me baçanakët, kunetërit, krushqitë se pastaj nuk na dalin as ishujt e Greqisë për t’i kënaqur të gjithë e jo më ishulli i Sazanit me 6 km katrorë tokë.

 

Po ndodh...

ide