Do jepej pretenca, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës

18 Qershor 2025, 10:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Do jepej pretenca, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-kryebashkiakut të

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dhënien e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij, për tjetërsim prone me përfitues Arqile Bollanon.

Prokurori Elvin Gokaj në seancë: Kemi përgatitur konkluzionet me 75 faqe por na duhet kohë ti përfshijmë në fashikuj pretendimet e mbrojtjes në seancën e fundit.

Seanca për dhënien e pretencës u la në datë 2 korrik në orën 08:30.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim, ndërsa i pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë. Jerasimo Bashi është ndarë më vete sepse ende nuk është ekzekutuar masa e sigurisë ndaj tij.

Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Goro u raportua në Gjykatë se ndodhet në spitalin e bzrgut, ndërsa nuk mori pjesë në seancë. Ai u dënua me 3 vite e 1 muaj burg që me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg

Ish-funksionarët u hetuan nga SPAK për tjetërsimin e tokave në Himarë në këtë rast ku përfitues fundor ishte Artan Gaçi.

Po ndodh...