“Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë për të zhdukur gjurmët e Ballukut”/ Berisha: Ja pse nuk po publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për pezullimin nga detyra
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente që fshehin gjurmët e krimeve, që siç shprehet ai, i ka kryer Belinda Balluku.
Jashtë parlamentit, Sali Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, pasi nuk i interesin Edi Ramës.
Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin.
“Në qoftë se vendimi i parë që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orësh, vendimi tjetër mbahet në sirtar, nuk zbardhet nga famozja që kryeson gjykatën, e cila është një militante e verbër e PS, nuk zbardh vendimin në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumente bashkë me Ramën. Ju i keni parë kamionët.
Kamionët çdo natë me thasë, me baule, dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmë krimesh. Të gjitha janë zhdukje krimesh.
Sigurisht e vonon kryetarja e gjykatës, një militante e verbër e PS, por edhe ajo do përfundojë ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha jashte Parlamentit.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128