Rikthehet Angela Merkel, Bild: Mund të kandidojë për Presidente Federale në 2027

Një vit përpara nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit Federal të Gjermanisë, në media ka nisur të artikulohet një emër: ish-kancelarja, Angela Merkel.
Media gjermane, Bild shkruan sot se megjithatë faktin që kancelari Friedrich Merz nuk e pëlqen paraardhësen e tij, edhe për shkak se ajo e largoi si kryetar të grupit parlamentar vite më parë, ai mund të jetë i detyruar ta pranojë emrin e saj.
Artikulli i plotë
Ajo e drejtoi Gjermaninë për 16 vite: Angela Merkel 71 vjeç si kancelare për një kohë të gjatë konsiderohej ndër politikanet më të pëlqyera në vend. Në zgjedhjet federale të vitit 2021 ajo nuk kandidoi më dhe që prej atëherë ndodhet në pension politik. A mund të marrë fund ky pension së shpejti?
Në disa qarqe të CDU-së po qarkullon një thashethem i bujshëm, siç ka mësuar BILD. Sipas tij, Merkel mund të tentojë një post të ri të lartë politik: Presidente Federale!
Në rrethet pranë kreut të CDU-së, Friedrich Merz, ekziston shqetësimi se, për shkak se Merkel vazhdon të jetë shumë e pëlqyer sidomos nga votuesit e të Gjelbërve, këta të fundit, siç është kandidati kryesor i Baden-Württembergut, Cem Özdemir (60), mund ta propozojnë atë për postin më të lartë shtetëror. Kjo do ta vinte Merzin në një pozitë shumë të vështirë.
Dihet se Merz dhe Merkel kanë një armiqësi të gjatë politike. Në vitin 2002 ajo e largoi atë nga posti, duke ia marrë drejtimin e grupit parlamentar. Më vonë ai u bë një nga kritikët e saj më të mëdhenj brenda partisë.
Megjithatë, të dy i bashkon anëtarësia në CDU. Pikërisht kjo përbën shqetësimin: nëse të Gjelbrit do ta propozonin Merkelin si kandidate për presidente federale, kjo do të ishte kundër vullnetit të Merzit. Por ai do ta kishte të vështirë të thoshte jo ndaj një kandidateje nga radhët e partisë së vet.
Sa nervozizëm ka në rrethet e kancelarisë tregohet edhe nga një fakt tjetër: sipas informacioneve të BILD-it, po shqyrtohet mundësia që në javët e ardhshme të propozohet një kandidat i CDU-së për postin më të lartë shtetëror. Kjo do të ishte jashtëzakonisht herët, pasi zgjedhja është planifikuar vetëm për në shkurt 2027.
Në CDU, dy kandidate konsiderohen me shanset më të mira: ministrja liberale e Arsimit, Karin Prien (60, CDU), dhe presidentja më konservatore e Bundestagut, Julia Klöckner (53, CDU). Unioni, si fraksioni më i madh në Asamblenë Federale, ka shanset më të mëdha. Por kandidatja ka nevojë edhe për mbështetje nga parti të tjera për të siguruar shumicën. Dhe Klöckner, për shkak të afërsisë me Merzin, konsiderohet e vështirë për t’u pranuar nga SPD dhe të Gjelbrit. Merkel, pra, do të kishte avantazhe të mira.
Në drejtimin e CDU-së po vihet re me vëmendje se ish-kancelarja po merr pjesë në shumë aktivitete publike. Kudo që shfaqet Merkel, sallat janë plot. Ajo gjithashtu planifikon të marrë pjesë në kongresin federal të CDU-së që nis më 20 shkurt – ndryshe nga vitet e mëparshme.
Jo vetëm Merz do ta vëzhgojë me kujdes se si do të sillet Merkel aty.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
