“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha flet pas daljes nga Kuvendi: 20 shkurti dita juaj! Qytetarë ju vendosni për imunitetet e qeveritarëve

12 Shkurt 2026, 10:47 / POLITIKË ALFA PRESS

“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha flet pas daljes

Pasi kryeparlamentari Niko Peleshi i hoqi fjalën në seancën plenare, Berisha ka përfituar qe të fjalë jashtë Kuvendit për mediat.

Ai tha se protesta e 10 shkurtit ia ka hequr ‘fiqirin’ maxhorancës, ndërsa sulmoi qeverinë Rama për vjedhje dhe skandale.

10 shkurti u ka luajtur fiqirin dhe nuk dinë ku janë e çfarë flasin. Kuvendi është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëvve dhe është kthyer në strofukullën e fundit të hajdutëve dhe vjedhjeve të Ballukut, Ramës dhe ministrave. U mbetet qytetarëve të thonë fjalën e fundit për imunitetet e tyre.
Unë sot shfrytëzoj rastin e bëj thirrje, 20 shkurti është dita e tyre. Ky Kuvend është armik i egër i qytetarëve.
Qytetarë, jeni ju që do të vendosni Kushtetutën dhe ligjet në këtë vend”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide