“Fiksimi” i Igli Tares, zbulohen 5 ofertat për Levandovskin pas fundit të kontratës me Barcelonën

12 Shkurt 2026, 10:15 / SPORT ALFA PRESS

“Fiksimi” i Igli Tares, zbulohen 5 ofertat për Levandovskin pas

Robert Levandovski është në një pikë kyçe të karrierës së tij. Sulmuesi polak është në muajt e fundit të kontratës së tij me katalanasit dhe duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për vijimin e karrierës së tij në fundin e saj.

Sipas “Mundo Deportivo”, futbollisti polak ka marrë 5 oferta të rëndësishme në këtë periudhe, ku është kontaktuar nga klube në kampionate të ndryshme për vijimin e karrierës pas mbylljes së etapës me katalanasit. Në krye të listës është Milani, që i ofron mundësinë të luajë në nivelet më të larta, me Igli Taren i cili ndjek prej kohësh sulmuesin që ëndërron t’ua bashkojë kuqezinjve.

Atletiko Madrid ka bërë gjithashtu një propozim, ashtu si edhe Fenerbahçe, Çikago Fajër në MLS si dhe një klub në Arabinë Saudite. Ndërkohë, vetë Levandovski ka pranuar mundësinë e një rinovimi të mundshëm me Barcelonën me një rrogë më të ulët, por nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim.

Vendimi i tij për të ardhmen do të merret pas datës 15 mars, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet për president te klubi katalanas, pasi drejtimi sportiv i klubit mund të ndryshojë në varësi të presidentit që do të marrë drejtimin e katalanasve.

Po ndodh...

ide