“Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le nam”, Balla kapet me Berishën! Nuk kursen as deputeten demokrate: Pusho moj ti pusho!

12 Shkurt 2026, 10:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ti që i ke shërbyer Serbisë, liroje atë foltore se le

Pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren pasi kreu i Kuvendit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Sali Berishës për gjuhën e përdorur, fjalën e ka marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla.

Mes të tjerash, ai i ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga protestat e thirrura nga PD.

“Jemi sot në një seancë pak ditë nga një aktakuzë e turpshme e dhënë… pusho moj ti, pusho se le nam (i drejtohet Ina Zhupës)… 180 vite burg është kërkuar për ish drejtuesit e UCK, kërkesa është që Kuvendi të ndërpresë punimet menjëherë të ngarkojmë zotin Hasani dhe Shehu në komisionin e Politikës së Jashtme dhe të përgatisim me urgjencë një deklaratë që duhet të gëzojë mbështetjen e palëve për t’i bërë të qartë Hagës që populli shqiptar nuk pranon dot një baltë të tillë të hedhur kundër popullit shqiptarë”, tha Balla, teksa iu drejtua Berishës duke i kërkuar që të lirojë foltoren.

Kjo deklaratë duhet të miratohet menjëherë, dhe ti që i ke shërbyer gjithë jetën tende Serbisë liroje atë foltore se le nam”, i tha Balla.



Po ndodh...

ide