Nuk denoncuan rastin për ndërtim pa leje, Prokuroria pezullon inspektorët dhe përgjegjësin e IMT-së

12 Shkurt 2026, 10:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nuk denoncuan rastin për ndërtim pa leje, Prokuroria pezullon

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra dy inspektorë dhe përgjegjësin e tyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk kanë denoncuar ndërtimet pa leje që kryheshin në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalët për shtetasit me iniciale E.M., Sh.G., dhe V.Sh. inspektorë terreni dhe përgjegjës të IMT, të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’.

Nga hetimet rezultoi e provuar se në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G. Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit E. M. Sh.G. si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi V.Sh.

Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT, pasi nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm

Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u pezulluan nga ushtrimi i detyrës e shërbimi publik shtetasit E.M., Sh.G., dhe V.Sh. inspektorë terreni dhe përgjegjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 248 e 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.777, të vitit 2025, rezultoi e provuar se në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit E. M. Sh.G. si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi V.Sh. Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ndërtimi i paligjshëm ka filluar të kryhet nga data 01.11.2021 dhe ka përfunduar në datë 19.04.2025 kur ndërkohë në datë 02.04.2025, u ushtrua kontroll nga punonjësit e IMT-së duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.
Sa më sipër u vlerësua caktohimi i masës së sigurimit personal ’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

 

Po ndodh...

ide