Tentoi grabitjen me kallash të bankës në kryeqytet, mësohet emri i autorit të dyshuar
12 Shkurt 2026, 11:48 / AKTUALITET

Një person i armatosur ka tentuar që të grabisë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Autori është arrestuar nga efektivët policor, ndërsa është identifikuar si Bardhyl Fusha. Autori, me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë.
Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.
Ende nuk ka një reagim nga policia, ndërsa pritet detaje në vijim.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Nga Namir Lapardhaja
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
