“Do shkoj sa herë të më thërrasin”/ Nuk e tërhoqi fletëthirrjen e SPAK? Berisha e mohon: Janë mashtrime, unë kam tek pallati njerëz që marrin postën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohon që ti këta ardhur një fletëthirrje nga SPAK që ai të paraqitet.
Në konferencë me gazetarët, ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme sa herë që të thërrasin, por në rastin për “dosjen e 21” janarit, ai thotë se në adresë të tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje.
Sipas Berishës, thirrja mund të ketë shkuar në Parlament, por jo në selinë e PD dhe as në shtëpi.
“Nuk më kanë thirrur. Sa herë që të më thërrasin, unë shkoj dhe nuk kam asgjë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Po kanë bërë këtë, janë mashtrues ordiner. Kujt ja kanë ofruar. Nëse këta thonë që ja dërguam dhe nuk e pranoi janë mashtrues dhe të pafytyrë. Unë kam tek pallati njerëz që marrin postën, le të nxjerrin firmën. Unë kam njerëz në seli. Atëherë pse del që paskan marrë vetëm Parlamentin e Taulantit.
“Një gënjeshtër absolute. Ato roje janë njerëz të përgjegjshëm, të cilët më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty. Dhe kur organet gjyqësore kanë patur, e kanë konsideruar të domosdoshme i kanë dërguar me motocikletë, me punonjës të gjykatave etj, dhe nuk ka ndodhur asnjëherë kurrë kjo që thonë ata. Thuaji mbylljani atë, bëjani bllok atij numrit se e kanë agjenci mashtrimi. Po, çdo ditë. Asnjë email s’më ka ardhur. Unë nuk kam email në parlament, por kam emailin tim. Nuk përdor email në parlament. Nuk është emaili ajo që komunikon, dorëzon dhe firmos ai që merr njoftimin. Pas këtyre bisedave, gjoja kanë nisur email ose më kanë hapur një llogari emaili kastile për këtë punë“, vijoi Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

