"Do të fusin në burg"/ Meta rrëfen bisedën e pazbuluar me Berishën

15 Prill 2024, 23:03 / POLITIKË ALFA PRESS

"Do të fusin në burg"/ Meta rrëfen bisedën e
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisioni “Opinion” në TV Klan.

Ilir Meta mes të tjerash zbuloi telefonatën e parrëfyer me Sali Berishën.

“Më merr Berisha në telefon kur isha në Durrës. Nga telefonata e kuptova që kishte një shqetësim. Berisha më tregon se ish-kryeprokurorja Ina Rama, kishte marr urdhër për të më futur në burg. Ajo kishte dorëzuar në Angli materiale, video dhe audio.“

Ndërkohë që kreu i PL tregoi se i ishte përgjigjur ish-kryeministrit që të mos të shqetësohej, dhe i kishte dhënë një premtim: Doktor unë të premtoj që edhe nga burgu do të jap më shumë vota për zgjedhjet që ta heqim Edi Ramën nga kryetar bashkie i Tiranës.

 

Po ndodh...