
Dokumenti/ Endri Shabani tha se Dash Sula nuk është regjistruar me "Nisma Shqipëria Bëhet", por faqja e KQZ e përgënjeshtron!

Ka shkaktuar shumë bujë deklarata e Endri Shabanit në A2 CNN, i cili përgënjeshtron lajmin se deputeti i PD, Dashnor Sula, është regjistruar si kandidat i "Nisma Shqipëria Bëhet" në Qarkun e Elbasanit.
Pas kësaj gazetari Isa Myrtzaj ka shpërndarë një dokument të faqes zyrtare të KQZ dhe sipas tij rezulton e kundërta: Dashnor Sula është regjistruar nga Shabani dhe Lapaj si kandidat në listën e hapurt të koalicionit që drejtojnë. Por Nisma Thurrja ka replikuar me gazetarin duke pretenduar se Dashnor Sula është hequr si kandidat brenda afatit që ka lënë KQZ.
Shabani pasditen e kësaj të premteje deklaroi, se pavarësisht mos-arritjes së një dakordësie, ruan një respekt të veçantë për disa deputetë të PD-së, përfshi edhe Dash Sulën, si dhe për kreun e LZHK-së, zotin Dashamir Shehi.
“Ne duam të konsolidojmë drejtësinë. Çdo njeri që mbështet SPAK është i mirëpritur. Çdo njeri që mbështet garën në shoqërinë shqiptare, është i mirëpritur të bashkohet. Çdo njeri që nuk ka qenë pjesë e çetës që ka vjedhur Shqipërinë, është i mirëpritur të bashkohet. Dashnor Sula nuk do jetë pjesë e listave tona.
Emrin nuk e ka, ka pasur një diskutim paraprak dhe për këtë arsye ka figuruar emri i tij në lista. Personalisht kam vlerësuar punën e zotit Dash Sula, që është nga të vetmit që ka folur për fermerët, që ka folur pro SPAK. Kur ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar, e ka pasur derën e hapur”, tha Endri Shabani./ Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128