Jorida Tabaku: Koha për të lexuar rezultatin do jetë më pas
12 Maj 2025, 18:30 / POLITIKË

Për Jorida Tabakun me rëndësi është që procesi i numërimit të votave të shkojë deri në fund.
Në një prononcim për News24 me gazetarin Osman Stafa, deputetja demokrate tha se ndihet e vlerësuar që është një ndër më të votuarat në PD.
Ajo shprehu falënderim për të gjithë komisionerët e PD, që sic u shpreh po punojnë me shumë rigorozitet në këtë proces.
“Procesi nuk ka ndalur asnjë moment. Koha për të lexuar rezultatet do të jetë më pas. Unë falënderoj të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit e PD që me shumë përkushtim dhe shumë rigorozitet po kryejnë këtë proces.
Është vlerësim për mua. Presim edhe numërimin nesër që ti shkojmë deri në fund. Do jemi këtu deri në fund”, tha Tabaku.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


