Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi

28 Maj 2025, 13:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja “Sterilizimi”/ Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se gjykata e ka pushuar procedimin penal të ngritur ndaj tij, duke i dhënë pafajësinë.

Beqaj deklaroi se këtë vendim ia kishte kërkuar disa herë SPAK, por sipas tij nuk ia kishte dhënë, ndërsa shtoi se më pas e siguroi nga Kuvendi.

“Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie”, theksoi ai.

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “i kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve”.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa here, por nuk na e dha.

E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor.

Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.

I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte:

Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

Po ndodh...