Dosja “Xibraka”/ Gaz Bardhi vetëm pak minuta në SPAK: Isha në cilësinë e personit që ka dijeni!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gaz Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje, i qëndron apo jo kallëzimit.
Sipas Gazment Bardhit, hetimet për këtë dosje kanë rinisur pasi ai ka dorëzuar në SPAK informacionet, ku pretendon se dyshohet se në këtë çështje është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.
“Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit”, tha nder te tjera Bardhi.
Bardhi: Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK
Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.
Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

