"Drejtësia është themelore për të shkuar në BE"/ Rama: Fundi i botës kur disa kërkojnë votën të mbrojnë SPAK-un nga ne!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Kuçovës ka folur në lidhje me rëndësinë e votës së 11 majit për anëtarësimin e vendit në BE. Rama theksoi se drejtësia është themelore për të shkuar në BE.
Ai më tej shtoi se opozita gjatë fushatës elektorale është shprehur se menjëherë pas zgjedhjeve do të shkrijë SPAK. Rama e konisderoi si fundi i botës që disa kërkojnë votën të mbrojnë SPAK-un nga PS-ja. Sipas tij dera e BE-së nuk qëndron e hapur dhe duhet shfrytëzuar në maksimum.
"Drejtësia është themelore për të shkuar në BE. Edhe kur dëgjon bufin e kënetës që thotë se më 12 maj do shkrijë SPAK-un, apo kur sheh që disa të tjerë e duan votën që të mbrojnë SPAK-un nga ne, ky është fundi i botës; kupton që këta lloj politikanësh nuk duan ta pranojnë që drejtësia është në punën e saj. Rreziku që drejtësia të kthehet mbrapsht është real.
SPAK-u më ka garantuar mua dhe juve në krye të saj. Nesër, pas disa vitesh, mund të dalë dhe të thotë: "Ta kthejmë dhe një herë siç ishte." Që kjo të mos ndodhë, ka vetëm një rrugë: Shqipëria në BE. Nuk del dot më njeri, po hymë, të bëjë interesantin, edhe të heqë drejtësinë e pavarur nga pushteti politik," tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





