
E njeh Berishën për kryetar?/ Gazment Bardhi spërdredh përgjigjen: Jam për bashkim të demokratëve

Gazment Bardhi, i cili ishte i pranishëm mbrëmë poshtë shtëpisë së Sali Berishës, doli në një konferencë për mediat. Bardhi u pyet nga gazetarët nëse e njeh Berishën si kryetar të PD.
“Unë e respektoj vullnetin dhe angazhimin e çdo anëtari të PD për çfarëdo mendimi që ai ka për zhvillimet brenda PD-së.
Falë njohjes apo respektit që kam për mendimin e çdo anëtari, kam qenë dhe mbetem i vendosur për të bërë gjithçka që PD dhe opozita të jetë i bashkuar.
Keqpërdorimi që Edi Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka pasur pasoja vetëm për PD-në dhe opozitën, por ka sjellë pasoja për Shqipërinë.
Dhe ne si përfaqësues të qytetarëve kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që Shqipëria të jetë një vend më i mirë,” tha Bardhi.
Ai foli edhe për vizitën zyrtare në SHBA, duke theksuar se Amerika mbështet Shqipërinë dhe demokracinë në vend dhe se nuk mbështet forca të caktuara politike.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128