
E vërteta e Mëngjesit të Lutjeve në SHBA/ Organizimi dhe ftesat nga një OJF, qeveria amerikane “jashtë loje”

Politikanët ballkanas në masë të madhe, mundohen që t’i mbushin mendjen popullit që kanë mbështetje ndërkombëtare, ndërsa ndërkombëtarëve që kanë mbështetjen e popullit.
Çdo takim dhe foto me ndërkombëtarët paraqitet si mbështetje e tyre dhe përdoret për luftë të brendshme politike.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit me Mëngjesin e Lutjeve.
Ndërkohë që delegacioni shqiptar, maksimumi që mund të arrinte ishte një foto me Baba Mondin, edhe në Kosovë ndër vite, po ashtu, ka pasur debate mes politikanë bazuar në fotografi të bëra në Mëngjesin e Lutjeve me temën, se kë mbështesin amerikanët.
Kështu në vitin 2016 ky debat ballkanas, detyroi Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, që të reagojë nëpërmjet zëdhënëses së saj, Michelle Schohn, dhe të sqarojë njëherë e mirë se: “Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare’, (Lutjet e mëngjesit), nuk është ngjarje zyrtare e qeverisë amerikane, por ngjarje e organizuar privatisht nga një OJQ në emër të mikëpritësve nga Kongresi Amerikan”.
Gjithashtu, ajo ka bërë të qartë se “Ambasada Amerikane dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë një rol në përpilimin e listave të të ftuarve dhe nuk janë në dijeni se kush është i përfshirë në to”.
Kjo përgjigje e zëdhënëses së Ambasadës së SHBA-ve e Prishtinë në atë kohë, i jep përgjigje edhe zërave apo aludimeve për mbështetje ndërkombëtare të pjesëmarrësve në këtë eveniment.
Vlen të përmendet se në Mëngjesin e Lutjeve marrin pjesë rreth 3500 të ftuar nga më shumë se 150 vende të Botës.
E veçanta e delegacionit shqiptar të këtij viti ishte se, ndërsa në Tiranë zihen dhe kanë bllokuar jetën parlamentare dhe politike, në Washington shkojnë me lekët e Kuvendit të Shqipërisë, të drejtuar nga Lindita Nikolla, dhe bëjnë foto kortezie me Damian Gjiknurin, atë që nuk e njohin në Shqipëri për bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore dhe që nuk e lejojnë të zhvillojë normalisht mbledhjet e këtij komisioni./Alfapress.al

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128