Edi Rama bën ndryshimin e papritur në qeveri

18 Shtator 2024, 19:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Edi Rama bën ndryshimin e papritur në qeveri

Pasditen e sotme janë njoftuar ndryshime të reja në qeveri. Mësohet se këto ndryshime janë vendosur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Rama i ka besuar pozicionin e zv.ministres së Turizmit, Ilva Gjuzit e cila u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS. Ndërkohë edhe Blendi Gonxhe është bërë me një zv.ministre më shumë. Ajo është Blerta Rama.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 shtator 2024:

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA