EKSLUZIVE/ Zbulohen transfertat miliona euro në Zvicër, për bashkëjetuesen e Ahmetajt!

18 Korrik 2023, 11:06 / POLITIKË NGA ALFAPRESS.AL

EKSLUZIVE/ Zbulohen transfertat miliona euro në Zvicër, për
Alfapress.al mëson nga burime të sigurta se gjatë hetimit profesional të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha.

Kështu në llogarinë, CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te dy bankave . Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro.

Mësohet se gjatë hetimit të SPAK në bashkëpunim me agjenci të huaja homologe, transferta nga njëra prej bankave është kthyer mbrapsht, por më pas ajo ka kaluar nga një bankë tjetër.

Ndërkohë bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha i është sekuestruar edhe një vilë në Hamallaj.

Ndërsa ditën e sotme agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të saj.