"Erioni, shoku i Griseldës"/ Këlliçi publikon email-in e Veliajt: Vuri rekord Guinness

16 Shkurt 2025, 22:13 / POLITIKË ALFA PRESS

"Erioni, shoku i Griseldës"/ Këlliçi publikon

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetin e tij social një e-mail të kryebashkiakut Erion Veliaj, drejtuar kancelarive europiane dhe DASH-it, në vitin 2011.

Sipas Veliajt në vitin 2011, bashkëshortja e kryebashkiakut të Kavajës u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë, vetëm sepse Kavaja ishte aso kohe "zona elektorale ku Berisha ishte zgjedhur deputet për 20 vjet."

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Erioni, shoku i Griseldës, që vuri rekord Guinness. Për të gjithë ata që e kishin harruar, ju rikthejmë në vëmendje e-mailin që në 2011, Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i PS Erion Veliaj, i dërgonte të gjitha kancelarive europiane dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, për krimet imagjinare që kishte kryer Sali Berisha. Ndërkohë, në mendjen e tij perverse, Griselda lëngonte e gjakosur 50 km larg kryeqytetit.

"Erioni, shoku i Griseldës"/ Këlliçi publikon

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128