Çështjet e nxehta në SPAK, gazetari: Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim së shpejti

1 Tetor 2024, 22:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Çështjet e nxehta në SPAK, gazetari: Dosja e Metës mund
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur për statusin e dosjeve kryesore të cilat janë në SPAK.

Bushkolaj u shpreh se dosja e Ilir Metës është në afate dhe se ajo mund të kalojë për gjykim shumë shpejt.

Ai shtoi se sa i përket dosjes së inceneratorëve hetimet ende vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera për skandalin në bashkinë e Tiranës.

Besoj se SPAK do ndikojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka dosje të liderëve kryesorë të opozitës. Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim shumë shpejt pasi është në limite. Fatin e dosjes së Berishës pak a shumë e dimë tashmë. Inceneratorët vijojnë të jenë në hetim, ndërsa për bashkinë e Tiranës pritet të ketë zhvillime të tjera. Ka zhvillime për pjesëtarët e asaj që njihen si dosja 5D, të cilët kanë kërkuar zbutje të masave. Besoj se zhvillimi më i rëndësishëm do lidhet me dosjen e Metës”, u shpreh ai.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128