Çfarë ka zbuluar SPAK për Ilir Metën?! Gazetari zbardh detaje: Kërkonte 200 mijë $ një ditë para zgjedhjeve

Gazetari investigativ, Flamur Vezaj ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, IlIr Meta.
Teksa foli në Top Story, ai tha Meta po hetohet me modeli ne ish-ministrit Arben Ahmetaj, teksa ish-presidentit i është hetuar fillimisht pasuria.
“Gjuha e përdorur nga Meta është shumë banale, ngjan më shumë me komentet e ‘Facebook’ nga persona e gjithë loja është por shkak se ka një vit që nuk ka reaguar, ka heshtur, po i afrohemi edhe procedurave të SPAK-ut nga tre apo 4 çështjet e familjes së Metës, duke qenë se për një vit nuk reagoi priti të bënte një marrëveshje të caktuar duke qenë se nuk u gjet, ka gjetur këtë gjuhë, hetimet penale nuk e di si do të dalin, për hetimin, modeli i Ahmetajt, i është hyrë pasurisë së tij për të nxjerrë të ardhurat, shpenzimet, nëse hyjmë me çështje konkrete, unë kam qenë pak ditë pas arrestimit të Ismailajt, është një hetim i nisur nga 2012, në 2015 është arrestuar, ka dalë nga burgu, hetimi nisi në 2019 nuk është nisur me emrin e zotit Meta, që ka gjurmë brenda saj po.. I kërkonte 200 mijë dollarë një ditë para zgjedhjeve, tek pjesa e lobimit, SHBA është treguar shumë e gatshme, është një dosje e kompletuar, ka të dhëna që kompania e kontraktuar nga LSI në 2016 sipas DASH 267 mijë dollarë dhe në 2017 30 mijë dollarë për të marrë pjesë në kohën e takimit me kongresmenë dhe politikanë. Pagesat nuk janë deklaruar në KQZ.”– tha Vezaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



