Festa e 34-vjetorit të PS/ Pandeli Majko ''braktis'' Edi Ramën!

20 Qershor 2025, 08:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Festa e 34-vjetorit të PS/ Pandeli Majko ''braktis''

Partia Socialiste festoi me 1 javë vonesë 34-vjetorin e krijimit të saj, për shkak të mungesës së kryetarit të saj, Edi Rama, i cili ndodhen në SHBA kur mori pjesë në dasmën e djalit të George Soros, Aleks.

Në festë u vu re mungesa e Pandeli Majkos.

Ish-kryeministri nuk do të jetë më në Parlamentin e ri që nis në shtator, pasi nuk arriti të merrte votat e duhura në listën e hapur për të siguruar mandatin.

Në festë nuk ishin të pranishëm edhe Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Toni Gogu. Por ndërsa mungesës së Majkos nuk i dihet arsyeja, tre deputetët janë të justifikuar, pasi kanë qenë në Strasburg, ku morën pjesë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

“Edhe ata që nuk janë të pranishëm, janë pjesë e pandashme e kësaj familjeje të madhe politike. Festa është edhe më e veçantë pasi vjen pas një fitore shumë domethënse për Partinë Socialiste”, tha Rama në fjalën e tij.

 

Po ndodh...